Kroos: Mos e kritikoni, nuk është fajtor

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos ka thënë se trajneri Carlo Ancelotti nuk është fajtor për eliminimin nga Juventus në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Sport

14/05/2015 10:01

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos i ka dalë në mbrojtje trajnerit Carlo Ancelotti.

Italiani është nën presion të madh pas eliminimit nga Juventus në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Por, Kroos është me të.

“I takon klubit të vendos për të ardhmen e trajnerit”, deklaroi ai për “Sky”.

“Krejt çfarë mund të them është se Ancelotti është trajner i mrekullueshëm. Nuk është faji i tij dhe nuk e meriton të kritikohet”, u shpreh Kroos.

“Ishim shumë afër finales, e nëse marrim parasysh mënyrën si kemi luajtur, nuk do të ishte e mundur pa një trajner të mirë”, përfundoi ai.