Kroos i dehur nga alkooli pas humbjes ndaj Chelsea, kishte nevojë për një mjek

Kroos nuk ishte përmbajtur pas humbjes ndaj Chelsea

Sport

26/06/2020 16:59

Ylli gjerman, Toni Kroosi, i cili në vitin 2012 luante me skuadrën e Bayern Munich dhe mposhtej në finalen e Ligës së Kampionëve nga Chelsea, nuk e kishte përballuar mirë disfatën.

Lojtari nuk kishte kontrolluar dozën e alkoolit, duke u dehur keq dhe duke bërë veten në nevojë për ndihmën e mjekëve. Këtë e ka zbuluar vëllai i tij, Felix Kroos.

“Finalja e Ligës së Kampionëve ndaj Chelsea në 2012 – ajo ishte nata kur unë u deha nga frustrimi. Ishim afër për t’u bërë për emergjencë”, ka thënë vëllai i Kroos, Felix, transmeton lajmi.net.

Kësja pjese pati diçka për t’i shtuar edhe mesfushori Toni. “Nuk ishte një gjë e mirë, por kishte një aryse për të. Më kujtohet se gruaja ime më tha se nuk mund të thërrasim doktorin. Ishte dozë e lartë e alkoolit saqë kisha nevojë për doktor”, ka thënë tashmë ylli i Real Madrid.

Kroos ishte një nga lojtarët kyç të Bayern atë vit, por pastaj zgjodhi t’i bashkohej skuadrës së Real Madrid, ku më pas fitoi tri Liga të Kampionëve. /Lajmi.net/