Kroos frikëson Barcelonën

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos i ka bërë me dije rivalit Barcelona, se skuadra e tij synon të fitojë Ligën e Kampionëve dhe La Ligën.

Sport

10/03/2015 12:56

Real Madrid e humbi kryesimin në La Ligë nga Barcelona, por Toni Kroos beson se skuadra mund të luftojë për tituj të rëndësishëm.

Ylli gjerman është i bindur se gjiganti madrilen do të ndjekë trofeun e La Ligës dhe Ligën e Kampionëve.

“Një klub si Real Madrid gjithmonë ka për synim të fitojë të gjitha garat në të cilat merr pjesë, dhe ky është objektivi ynë edhe këtë edicion”, deklaroi Kroos për faqen e “BWin”.

Real Madrid takohet sonte me Schalken, në kërkim të kualifikimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pas fitores 2:0 në duelin e parë në Gelsenkirchen.