Kroos e konfirmon transferimin në Real

Toni Kroos ka konfirmuar se do të transferohet në Real. Mesfushori gjerman është ndarë përfundimisht nga Bayern Munichu, ndërsa në ditët në vazhdim do të shkojë në Madrid.

Sport

16/07/2014 19:07

Pas deklaratave dhe përgënjeshtrimeve, Toni Kroos ka folur për të ardhmen e tij, duke e konfirmuar se do të transferohet në Real Madrid gjatë kësaj vere.

“Në ditët e ardhshme do të jem në Madrid”, ka thëmë mesfushori i deritashëm i Bayern Munichut.

“Si ndiheni, jeni i lumtur? Si të mos jem, e kam fituar Kupën e Botës”, ka shtuar përfaqësuesi gjerman, i cili u shpall kampion bote me ekipin e Joachim Loew.