Kroos e bëri më të fortë Realin

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone insiston se përforcimi Toni Kroos e bëri Real Madridin më të fortë për sezonin e ardhshëm. 

Sport

18/08/2014 17:41

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone insiston se rivali Real Madrid është ekip më i fortë sesa sezonin e kaluar falë transferimit të Toni Kroos.

Ekipi i Carlo Ancelottit e fitoi Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Spanjës sezonin e kaluar, por përfundoi vetëm në pozitën e tretë në La Liga, prapa Los Colchoneros dhe Barcelonës.

“Reali është bërë më i fortë. Kroos iu ka dhënë potencial të madh në mesfushë, më shumë balancë. Janë shumë më të mirë sesa ekipi që ishin sezonin e kaluar”, deklaroi trajneri argjentinas në konferencë për shtyp.

Të martën mbrëma do të përballen pikërisht Reali me Atleticon, në ndeshjen e vlefshme për Superkupën e Spanjës.