Kroos duhet të paguajë shumë marramendëse, nëse dëshiron të largohet nga Reali

Toni Kroos vështirë se do të largohet nga Real Madridi, pa e marrë paraprakisht pëlqimin  drejtuesve të klubit.

Sport

09/02/2016 14:46

Kroos duhet t’i paguajë 300 milionë euro, në rast se dëshiron të largohet nga Real Madridi, pa vullnetin e klubit, përcjell Lajmi.net.

Mesfushori gjerman ishte transferuar në Bernabeu në vitin 2014 nga Bayerni, për shumën prej 25 milionë eurosh, ndërsa ka kontratë me ‘Los Blancos’ deri në vitin 2020.

Mirëpo, gazeta gjermane Bild, e ka komentuar kontratën e futbollistit të publikuar nga Football Leaks, në të cilën është e specikikuar klauzola e largimit të tij.’

Pra, për tu larguar nga Madridi, ai duhet t’i paguajë 300 milionë euro kompensim.