Kroos, Alonso i ri

Përforcimi i ri i Real Madridit, Toni Kroos do të luajë rolin që në të kaluarën i takonte Xabi Alonsos, pas largimit të spanjollit në drejtim të Bayern Munichut.

Sport

09/09/2014 21:36

Toni Kroos është futbollist që mbulon një pjesë të madhe të fushës dhe që shquhet për kualitete teknike dhe vizion të mirë të lojës.

Përforcimi i ri i ardhur në Santiago Bernabeu gjatë afatit kalimtar të verës nga Bayern Munich, pritet të ketë rol të rëndësishëm në ekipin e Carlo Ancelottit.

Pas largimit të Xabi Alonsos tek gjiganti bavarez, duket se Kroos do të ketë përgjegjësi edhe më të madhe tek Los Blancos.

Dhe, mediat spanjolle raportojnë se pikërisht reprezentuesi gjerman do të jetë futbollisti që do të ushtrojë rolin që në të kaluarën i kishte takuar Alonsos.

Kroos do të luajë para mbrojtjes, thellë në fushën e Realit, për të nisur lojën e ekipit përpara, atje ku për të finalizuar aksionet përkujdesen treshja Cristiano Ronaldo, Gareth Bale dhe Karim Benzema.