Kroatët çmendin serbët, ja si tallen me ta për Majlindën

Kroatët iu janë gëzuar shumë triumfit të Majlinda Kelmendit në "Rio 2016".

Sport

08/08/2016 14:42

Kështu lë të kuptohet shkrimi i mediumit “Indekshr”, që ka ngacmuar serbët duke theksuar që Kosova me një pjesëmarrje në Lojërat Olimpike u barazua me Serbinë, që ka disa pjesëmarrje.

E kjo i ka hidhëruar mediat serbe. Telegraf.rs thotë kështu: Fqinjëve nuk iu desh edhe shumë kohë që të ngrihen e të komentojnë për medaljen e artë të fituar nga Majlinda Kelmendi nga shteti i vetëshpallur i Kosovës.

“Ajo që serbëve do t’u pengojë në veçanti është se, Kosova, të cilën ata e quajnë “të vetëshpallur” e “shtet i vetëquajtur”, qysh në Lojërat e para Olimpike që merr pjesë, me fitoren e Majlinda Kelmendit, është barazuar me medalje të arta olimpike me Serbinë, shtet me histori e traditë të madhe sportive”, është një pjesë e tekstit të shkruar nga Indeks.hr e që është shkëputur nga Telegraf.rs, përmes së cilit e kritikon mediumin kroat se nuk e ka përmendur se kur Serbia ka garuar e vetme e kur me republikat tjera ish-jugosllave.