Kroacia në ‘Brazil 2014’

Kroacia do të marrë pjesë në Kampionatin botëror 2014. Skuadra e selektorit Niko Kovac mposhti Islandën me rezultat 2:0 në ndeshjen e dytë të barazhit dhe siguroi pjesëmarrjen për në garën e vitit të ardhshëm në Brazil. Pas barazimit pa gola në duelin e parë, Kroacisë i mjaftonte fitorja me çfarëdo rezultati në mënyrë që…

Sport

19/11/2013 21:10

Kroacia do të marrë pjesë në Kampionatin botëror 2014. Skuadra e selektorit Niko Kovac mposhti Islandën me rezultat 2:0 në ndeshjen e dytë të barazhit dhe siguroi pjesëmarrjen për në garën e vitit të ardhshëm në Brazil.

Pas barazimit pa gola në duelin e parë, Kroacisë i mjaftonte fitorja me çfarëdo rezultati në mënyrë që të kualifikohej për në Botëror, dhe atë e arriti edhe pse me sado pak frikë.

Sulmuesi Mario Mandzukic kaloi vendasit në epërsi në minutën e 27-të. Mirëpo, vetëm dhjetë minuta më vonë ai u përjashtua me karton të kuq pas një ndërhyrje të ashpër.

Edhe pse ishte në disavantazh numerik, Kroacia e mbylli pjesën e parë me epërsinë minimale, kurse atë të dytën e nisi menjëherë me gol.

Darijo Srna shënoi pas një depërtimi dhe asistimi të bukur nga Kovacic dhe ky gol doli të ishte ai që vulosi rezultatin përfundimtar dhe kualifikimin e Kroacisë në Botërorin 2014.