Kroacia largohet nga procesi i arbitrazhit me Slloveninë

Qeveria e Kroacisë planifikon të tërhiqet nga arbitrazhi për kufirin me Slloveninë fqinje.

Lajme

27/07/2015 18:17

Kryeministri i Kroacisë Zoran Milanoviq e bëri këtë njoftim sot, duke thënë se “procesi është kontaminuar” nga zbulimet që një gjyqtar në panelin e arbitrazhit i kishte bërë, duke shkelur rregullat e saj.

Gjykatësi Jernej Sokolec dha dorëheqje nga tribunali me pesë gjyqtarë pasi një bisedë telefonike doli javën e kaluar në sipërfaqe, ku dëgjohej ai teksa fliste më një zyrtar qeveritar të Sllovenisë, shkruan rel.

Sllovenia ka thënë se do të emërojë një gjykatës të ri, në mënyrë që të shpëtojë procesin e arbitrazhit, por Milanoviq tha se “duhet të dalim nga kjo”.

Procesi i arbitrazhit u krijua në vitin 2011 për të lehtësuar kërkesën e Kroacisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.