Kroacia, kampion i botës në transplantimin dhe dhurimin e organeve

Ministri kroat i Shëndetësisë, Rajko Ostojiq, ka thënë të hënën se Kroacia është kampion botëror në transplantimin dhe dhurimin organeve njerëzore. 

Lajme

27/05/2014 00:28

Sipas tij, në Kroaci brenda vitit kryhen rreth 40 transplantime të zemrës, rreth 120 transplantime të mëlçisë, si dhe  pothuaj 350 transplantime të veshkave.

Ai këtë e ka ilustruar edhe me faktin se para 10 vjetëve në Kroaci, në listën e pritjes për transplantim të veshkave gjendeshin 1,200 persona, kurse tash janë gjithsej rreth 200 të tillë.

“Më së shumti pritet për transplantime të veshkave, për arsye se për lëtë lloj transplantimi, pos procedurave të rëndomta, nevojitet edhe HL atipizimi. Pra, kërkohet përputhshmëri shumë e madhe për shumçka, për dallim nga mëlçia dhe zemra, për të cilat mjafton përputhshmëria e grupeve të gjakut”, ka thënë ai.