Kroacia e fortë për Holandën, kalon në finale të Ligës së Kombeve

Kroacia është finalistja e parë e Ligës së Kombeve. Kroatët pas vazhdimeve mposhtën 4:2 skuadrën e Holandës, shkruan lajmi.net. Koha e rregullt u mbyll 2:2, dhe më efikas në vazhdime ishin mysafirët. Ata kaluan në epërsi 3:2 me golin e Petkovic. Ai gjuajti bukur nga jashtë zona dhe tundi rrjetën e holandezëve. Dilemën e fituesit…

Sport

14/06/2023 23:23

Kroacia është finalistja e parë e Ligës së Kombeve.

Kroatët pas vazhdimeve mposhtën 4:2 skuadrën e Holandës, shkruan lajmi.net.

Koha e rregullt u mbyll 2:2, dhe më efikas në vazhdime ishin mysafirët.

Ata kaluan në epërsi 3:2 me golin e Petkovic. Ai gjuajti bukur nga jashtë zona dhe tundi rrjetën e holandezëve.

Dilemën e fituesit e mbylli ylli i Real Madridit, Luka Modric. Ai shënoi në minutën e 116′ nga penalltia.

Kështu Kroacia kalon në finale të Ligës së Kombeve dhe pret fituesin e çiftit Itali – Spanjë (që zhvillohet nesër nga ora 20:45)./Lajmi.net/