Kroacia arreston ‘presidentin’ e Liberlandit

Çeku, Vit Jedlicka, president i vetë-shpallur i territorit Liberland që ndodhet në zonën kufitare midis Kroacisë dhe Serbisë, është arrestuar nga policia kufitare kroate.

Lajme

10/05/2015 17:06

Mediat kroate raportojnë se ai u arrestua derisa po përpiqej që të kalonte ilegalisht në territorin e Kroacisë, transmeton lajmi.net.

Policia kroate e dërgoi atë në qendrën e paraburgimit në Beli Manastir.

Arrestimin i tij është konfirmuar edhe në faqen në Facebook të këtij shteti të vetëshpallur.

“Në mbrëmjen e datës 9 maj 2015, policia kroate arrestoi presidentin e Republikës së Lirë të Liberlandit, Vit Jedlicka. Disa media kanë raportuar gabimisht se presidenti u arrestua për kalim të paligjshëm të kufirit të Republikës së Kroacisë. Presidenti Liberland u arrestua në territorin kroat dhe ai nuk mund të ketë shkelur ndonjë ligj apo rregullore të këtij shteti”, thuhet në deklaratë. (lajmi.net)