“Krizë” tek Inter, tre lojtarë pritet të largohen në verë për shkak të pagave
Tre lojtarë do të largohen nga Interi në fund të sezonit për shkak të çështjes së pagave në klubin “zikaltër”.

Sport
Ulja e pagave deri në 15 për qind duket se nuk po mirëpritet nga disa lojtarë, që janë gati t’i marrin valixhet për të ndërruar destinacion.
I pari nga ta raportohet të jetë sulmuesi kryesor, Lautaro Martinez, i pasuar nga Denzel Dumfries e Alessandro Bastoni, shkruan Corriere dello Sport, transmeton lajmi.net.
Mbyllja e kësaj merkatoje verore pritet të shoqërohet me fitim prej 60 milionë euro për 19-herë kampionët e Italisë.
Përkundër kësaj, ende nuk dihet nëse do të ketë ndonjë zëvendësues nëpër pozitat respektive të lëna bosh nga lojtarët e përfolur për largim. /Lajmi.net/