Kriza siriane: NATO diskuton për sulmet ajrore ruse

Rritja e përfshirjes ushtarake të Rusisë në konfliktin sirian, pritet që të jetë tema kryesore në agjendën e takimit të ministrave të mbrojtjes së NATO-s, që do të mbahet në Bruksel.

Bota

08/10/2015 08:52

Kjo mbledhje vjken pasi anëtarja e NATO-s, Turqia ka thënë se avionët ushtarakë rusë kanë shkelur hapësirën e saj ajrore.

Rusia ka sulmuar me raketa nga anijet e saj ushtarake, duke sulmuar caqet e militantëve të Shtetit Islamik, me qëllim që të ndihmojë aleatin e tyre, presidentin sirian Bashar al-Assad.

Të enjten, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se aleanca shpeh shqetësimin e saj lidhur me “prezencën e fuqishme ushtarake dhe në rritje të Rusisë”, në Siri.

Por ai ka shtuar se kjo situatë ka nevojë për intervenim politik në mënyrë që t’i jepet fund luftës në Siri.

Ministrat e NATO-s pritet që në mbledhjen në Bruksel, të solidarizohen me Turiqnë. Ata gjithashtu pritet që të adresojnë shqetësimet në rritje të republikave baltike, shkruan BBC, transmeton lajmi.net.

Rusia që prej javës së kaluar ka filluar sulmet ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik në Siri. Moska zyrtare është akuzuar se dy herë ka shkelur hapësirën ajrore të Turqisë por Kremlini ka thënë se njëra prej shkelje është bërë për disa minuta, për shkak të motit të keq, ndërsa për akuzat për shkeljen e dytë, rusët nuk kanë komentuar./lajmi.net