Kriza në Kashmir: Pakistani do t’i drejtohet GJND-së

Pakistani tha se do t’i drejtohet Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) lidhur me mosmarrëveshjen me Indinë, për rajonin e kontestuar të Kashmirit.

Bota

20/08/2019 16:12

“Ne kemi vendosur ta çojmë çështjen e Kashmirit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Vendimi është marrë pas shqyrtimit të të gjitha aspekteve juridike”, tha ministri i jashtëm, Shah Mehmood Qureshi, për ARY News TV.

Më 5 gusht, India e revokoi autonominë e pjesës së administruar prej saj në Kashmir.

Në një fjalim, kryeministri i Indisë, Narendra Modi, tha se masa do të lejojë që Nju Delhi të heqë qafe rajonin e “terrorizmit dhe separatizmit”.

Pakistani tha se e “dënon me forcë” vendimin e Indisë.

Kashmiri pretendohet edhe nga India dhe nga Pakistani.

Të dyja vendet posedojnë armë bërthmore./rel