Kriza mentale nga Covid-19, Hamilton ka menduar pensionimin

Koronavirusi nuk ka shkaktuar vetëm dëme ekonomike nëpër skuadrat sportive.

Sport

25/05/2020 11:01

Formula 1 është në mesin e sporteve të goditura nga pandemia Covid-19. F1 akoma nuk i ka dhënë start sezonit të ri.

Pilotët e këtij sporti kanë pasur probleme me vonesat e sezonit, madje kampioni në fuqi (gjashtë herë kampioni i botës), Lewis Hamilton, ka thënë se ka menduar pensionimin.

Hamilton ka thënë se kriza mentale nga Covid-19 ka bërë që ai të mos ketë mundësi ta mbajë veten çdo ditë të motivuar, duke menduar pastaj për pensionim.

“ka ditë kur unë zgjohem dhe jam i lodhur”, ka thënë britaniku, transmeton lajmi.net.

“Pastaj, unë nuk jam i motivuar dhe pyes veten: A duhet të vazhdoj garës”, ishin fjalët e Hamilton.

“Por, pastaj mendoj: Dreqin, e dua atë që bëj. Pse duhet të mendoj për të mos vazhduar”, ka shpjeguar mes tjerash numri 44 i Mercedes.

Hamilton është lidhur gjatë kësaj kohe edhe me një largim të mundshëm nga Mercedes, duke bërë që ai të jetë edhe më i rënduar mentalisht. /Lajmi.net/