Kriza ekonomike nga koronavirusi – skuadra e Formula 1 rrezikon të shuhet

Një skuadër e Formula 1 rrezikon të shuhet.

Sport

24/05/2020 14:12

Pandemia Covid-19 ka bërë që shumë kompani të përballen me humbje të mëdha ekonomike.

Krizën ekonomike po e ndjenë edhe skuadra e Formula 1, Renault, e cila është me bazë në Francë, transmeton lajmi.net.

Gjiganti francez është në lëkundje të madhe dhe është në pritje të një huaje disa milionëshe për të shpëtuar nga shuarja.

Këtë të premte, Renault do të shpalos planin e saj në pika të shkurta për t’i shpëtuar shuarjes, dhe një nga pikat mund të jetë përshëndetja me Formula 1.

Skuadra franceze ditë më parë lidhej me pilotin Fernando Alonso, por duket se tashmë ajo gjë do të mbetet për t’u harruar.

Mbetet të shihet nëse Renault do të largohet zyrtarisht nga garat e F1. /Lajmi.net/