Kriza ekonomike ndikon në kujtesë

Të jetosh në një periudhë të recensionit si në atë nëpër të cilën jemi duke kaluar, mund të shkaktojë ngadalësimin e funksionimit të trurit, sidomos tek meshkujt, që mund të pësojnë humbje të kujtesës. Sipas disa studiuesve britanikë, që e kanë publikuar një studim në ‘Journal of Epidemiology e Community Health’, personat që kanë mbetur…

Lifestyle

26/11/2013 13:00

Të jetosh në një periudhë të recensionit si në atë nëpër të cilën jemi duke kaluar, mund të shkaktojë ngadalësimin e funksionimit të trurit, sidomos tek meshkujt, që mund të pësojnë humbje të kujtesës. Sipas disa studiuesve britanikë, që e kanë publikuar një studim në ‘Journal of Epidemiology e Community Health’, personat që kanë mbetur pa punë apo që janë detyruar të punonin me të ardhura të ulëta apo me ‘part-time’ rreth të dyzetave, qon deri tek rënia e kujtesës në vitet pasuese.

Probleme të kujtesës dhe kapacitit logjik

Efektet e krizës ekonomike janë të lidhura me rritjen e rrezikut të harresës së njohurive, që pëson kujtesa, rrjedhshmërinë verbale dhe në aftësitë matematikore. Një studim i disa viteve më parë kishte nxjerrë përfundimin se kushtet e punës mund të ndikojnë tek ‘rezervat’ e njohurive të një individi, duke pësuar rënie në potencialin e njohurive në vitet e mëvonshme.

U provuan 12,000 persona nga 11 vende evropiane

Studimi i ka provuar faktorë si shëndetësia, punësimi dhe kushtet sociale të 12,000 personave nga 11 vende evropiane, të cilët i kanë kaluar të pesëdhjetat. Rezultatet u lidhën me historitë e detajuara të punësimit, të mbledhura në periudhën 2008/09, si dhe të dhënat që lidhen me të ardhurat e brendshme bruto, në secilin nga 11 vendet, nga periudha 1959 e deri më 2003, në mënyrë që ta matnin thellësinë e krizës ekonomike. Kërkuesit më pas e kanë ekzaminuat potencialin e mundshëm të recensionit në grupmoshat 25-34, 35-44 e 44-49 dhe kapacitetet e njohurive për personat në mes moshës 50 e 74 vjeç.

Rezultat negativ tek femrat nga 20 deri 30 vjeç

Analizat kanë demonstruar se meshkujt që nuk kanë përjetuar momente krize rreth moshës 40 vjeçare, pasi i kaluan të pesëdhjetat, i kishin regjistruar kapacitetet më të mira të njohurive në krahasim me ata që e kishin përjetuar fazën e recensionit. Pasojat negative tek femrat janë verifikuar më herët, rreth moshës 20-30 vjeçe.

Ndikimi i punës në tru

Mjeku Simon Ridley, drejtor i ‘Alzheimer Research UK’, ka thënë: “Ky studim tregon se puna që personat e bëjnë gjatë jetës së tyre mund të ndikojë në kapacitetin e njohurive të tyre në fazën e moshës së shtyrë, por është e rëndësishme që të ceket se ky kërkim nuk tregojnë se recensionet shkaktojnë domosdoshmërisht harresën.  Këto rezultate vërtetojnë teorinë që aktiviteti mental mund t’i ndihmojë personat që ta ruajnë kapacitetin e tyre të njohurive, edhe kur të plaken. Investimet në kërkime janë mjaft të rëndësishme, nëse duam të gjejmë strategji të reja për t’i ndihmuar apo për t’i shtyrë apo parandaluar këto lloj sëmundje”, deklaroi Ridley.