Kriza e emigrantëve, BE-së do t’i kushtojë mbi 25 miliardë euro

Kriza e emigrantëve në Bashkimin Evropian është duke e "lëkundur besimin" në bllok dhe do t’u kushtojë vendeve anëtare deri në 25 miliardë euro vetëm gjatë këtij viti, tha një ekonomist i respektuar gjatë ditës së djeshme.

Bota

11/06/2016 10:53

Organizata me bazë në Paris për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) ka thënë se shumë trashëgimi të krizës financiare të vitit 2008 kanë mbetur “të pazgjidhura” dhe besimi në projektin evropian kishte ende për përmirësim, shkruan express.co, transmeton lajmi.net.

Ndërkohë fluksi i madh i refugjatëve dhe nxitja e emigrantëve nga kriza e vazhdueshme në Siri tani është kërcënuese për progresin dhe prosperitetin e BE-së.

Kjo situatë përveç që provokon tensione politike, ajo po bënte presion edhe për rivendosjen e kontrolleve kufitare në zonën e parë pa pasaporta Shengen të vendeve, e cila ishte një pengesë për integrimin evropian.

Ndikimi afatgjatë i valës së azilkërkuesve në Evropë ishte i pasigurt dhe se kjo do të varet se sa persona janë punësuar dhe sa shpejt ata janë integruar në shoqëri.

Barra financiare, duke përfshirë koston e drejtpërdrejtë të mbështetjes së të ardhurave do të jetë më shumë se 25 miliardë, ose 0.2 për qind e prodhimit të përgjithshëm ekonomik të BE-së në vitin 2016.

Disa vende të tilla si Suedia të cilat kanë marrë një numër të emigrantëve do të jenë të detyruar të shpenzojnë më shumë se  0.9 për qind e prodhimit të tyre për këtë çështje./lajmi.net