Kritikuesi më i madh i Shaqirit i bie pishman, poston foto interesante

A ka vendosur më në fund Charlie Adam të bëjë paqe me Xherdan Shaqiri?

Sport

02/06/2019 22:02

Charlie Adam nuk ka folur asnjë fjalë, por vet fakti se ka postuar foto të Xherdan Shaqirit duke festuar triumfin në Ligën e Kampionëve, mund të jetë një lloj mesazhi për paqe.

Zviceriani u quajt ‘joprofesional’ dhe ‘i turpshëm’ nga ish-lojtarët e Manchester United Gary dhe Phil Neville gjatë finaleve të Kupës së Botës në Rusi, pasi sipas tyre ai nuk ishte në gjendje të mbante Stoke Cityn në Ligë sezonin e kaluar, transmeton lajmi.net.

Një tjetër kritikues i madh ishte edhe Adam, i cili kishte thënë se Shaqiri është një nga ata ‘të ashtuquajturit lojtarë të mëdhenj’, duke e kritikuar atë për largimin nga Stoke.

“A ishte ai (Shaqiri) një prej tyre? Oh, definitivisht”, kishte thënë Adam për ‘talkSPORT’ kur u pyet se kush ishte fajtor për rënien e Stoke City.

“Kur gjërat nuk janë mirë ju shikoni lojtarët e mëdhenj, dëshironi që lojtarët e mëdhenj të sjellin magji në një moment të sezonit, dhe me kohë ne ndjemë se të ashtuquajturit lojtarët e mëdhenj në skuadër asnjëherë nuk u ndezën për ne dhe nuk performuan kurrë”.

27-vjeçari shijoi trofeun e dytë e Ligës së Kampionëve këtë edicion, pasi e fitoi me Bayernin para gjashtë viteve. /Lajmi.net/