Kritikoi gjyqtarin Skomina, presidentit të Romës i del problem në UEFA
Pallotta shfryu kundër arbitrimit, duke u ankuar për vendimet e sllovenit Skomina dhe kërkuar përdorimin e teknologjisë VAR në këtë kompeticion.
Sport
Komisioni i Disiplinës, Etikës dhe i Kontrollit në UEFA ka nisur procedimin ndaj presidentit të Romës, James Pallotta, për sjelle të pahijshme në përfundimit të gjysmëfinales së kthimit të Championsit ndaj Liverpoolit, sfidë e cila përfundoi 4-2 për verdhekuqtë, por që nuk mjaftoi për kualifikimin e skuadrës së drejtuar nga Di Francesco.
Në përfundim të kësaj ndeshjeje Pallotta shfryu kundër arbitrimit, duke u ankuar për vendimet e sllovenit Skomina dhe kërkuar përdorimin e teknologjisë VAR në këtë kompeticion.
Klubi roman duhet të përgjigjet edhe për ndezjen e flakadanëve, organizim të dobët të ndeshjes dhe vendosjen e tifozëve në vendet ku nuk lejohet.
Të gjitha vendimet për këto çështje do të merren më 31 maj.