Kritikohet Xherdan Shaqiri

Media e njohur sportive italiane, ‘Calciomercato.it’, ka shkruar për paraqitjet e lojtarëve italianë që luajnë jashtë Italisë, e poashtu edhe për lojtarë të huaj që në të kaluarën kanë qenë pjesë e Serie A.

Sport

01/12/2015 19:54

 

Pjesë e shkrimit të ‘Calciomercato.it’ ishte edhe lojtari i Stoke City, Xherdan Shaqiri, që për gjashtë muaj luajti te skuadra e Interit.

Futbollisti me prejardhje nga Kosova, në afatin e fundit kalimtar të janarit, u transferua nga Bayern Munich te Interi, duke bërë shumë bujë, por e cila nuk zgjati më shumë se gjashtë muaj, pasi që u shit në Angli te Stoke City.

Por nuk është që po bën mirë edhe të Stoke, kështu së paku e vlerëson ‘Calciomercato’ paraqitjen e Shaqirit në fundjavë, në barazimin 0:0 të skuadrës së tij me Sunderland.

“Ngritja e shpejtë e mesfushorit zviceran duket se ka pak shpjegime. Protagonist në Brazilin 2014, iu bashkua Interit në janarin e vitit 2015, transferim që u shoqërua me festë. Qëndroi pak me Mancinin dhe shkoi në Stoke. Por edhe në fanellën e Stokes është duke bërë shumë keq, ishte vërtet shumë i dobët në barazimin me Sunderland. Prania e tij në fushë, mezi dukej”, shkruan ‘Calciomercato’ për Xherdan Shaqiri, transmeton Indeksonline.