Kritikohet Victoria Beckham për shkak të fotove të vajzës së saj

Vicotria Beckham ka pranuar kritika për veprimin e fundit.

ShowBiz

16/09/2019 18:28

Ish-anëtarja e Spice Girls, Victoria Beckham, ka rënë nën kritika nga fansat e saj, pasi ka shpërndarë në Instagram fotot e vajzës së saj në shoqërinë e modeleve duke ecur në pistë në veshjet e markës së saj së fundit në Javën e modës në Londër, shkruan lajmi.net.

Në Instagram, Victoria postoi fotografi të saj me ikonën e modës dhe redaktoren e revistës Vogue, Anna Vintur, dhe tetëvjeçarja ishte duke u shoqëruar me modele pas skenave. Nëna krenare postoi foto me përshkrimin: “Mysafiri numër një”.

Sidoqoftë, kishte shumë komente që i quajtën modelet tepër të dobëta dhe i përshkruan ato si “zombi”. “Nuk është qesharake, ato duken si zombi,” shkruante një fans, një tjetër shtoi: “Ato nuk kafshojnë!” /Lajmi.net/.

 

https://www.instagram.com/p/B2b3uUBp5FF/