Kritikohet Jose Mourinho: Nuk luhet gjithmonë duke u mbrojtur (FOTO)

Ish sulmuesi i shumë skuadrave të njohura, Samuel Eto’o, ka kritikuar dhe njëherit i ka dhënë këshilla ish trajnerit të tij, Jose Mourinho.

Sport

04/12/2016 17:35

Eto’o ka punuar së bashku me Mourinhon në Inter, ku fituan Ligën e Kampionëve, ndërsa patin fatin të ribashkohen sërish te Chelsea në Premierligë.

Sulmuesi nga Kameruni gjatë një interviste për mediet holandeze, ka kritikuar trajnerin portugez për lojën e tij defensive, duke e këshilluar që të ndjek zhvillimin e futbollit pasi ai ka evoluar shumë, e po ashtu ka ndryshuar shumë.

“Jose ka ndryshuar shumë. Kur erdha në Inter takova dikë të jashtëzakonshme, në Chelsea gjërat ishin më të vështira”, deklaroi Eto’o, përcjell lajmi.net.

“Tani futbolli nuk luhet gjithmonë duke u mbrojtur. Ai ka ndryshuar. Nuk kam asgjë kundër Mourinhos, por futbolli tani ka evoluar shumë”.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.