Kritikat ndaj gjyqtarit, UEFA ‘dënon’ ashpër Buffonin edhe në Serie A

Gianluigi Buffon mund të suspendohet nga UEFA edhe për Serie A.

Sport

13/04/2018 09:24

Gianluigi Buffon mund ta paguajë shtrenjtë sulmin e tij ndaj gjyqtarit Michael Oliver në ndeshjen ndaj Real Madridit.

“Gazzetta dello Sport” raporton se nëse kritikat e tij konsiderohen si të tepruara, Buffon mund të suspendohet nga UEFA.

Por, marrë parasysh pensionimin e tij të deklaruar në fund të këtij sezoni, dënimi mund t’i përcillet në Serie A, pasi Juventus është eliminuar nga Liga e Kampionëve, përcjell “lajmi.net”.

Buffon mund të mungojë në disa ndeshje në Serie A. /Lajmi.net/