Kritika të shumta ndaj buxhetit, Lushtaku: PDK nuk e voton “buxhetin e mbijetesës”
Partia Demokratike e Kosovës ka adresuar një mori kritikash ndaj planifikimit qeveritar për buxhetin e vitit 2025. Sipas partisë më të madhe opozitare, ky buxhet është i mbijetesës dhe nuk është zhvillimor. Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për projektligjin për buxhetin për vitin 2025, tha se…
Lajme
Partia Demokratike e Kosovës ka adresuar një mori kritikash ndaj planifikimit qeveritar për buxhetin e vitit 2025. Sipas partisë më të madhe opozitare, ky buxhet është i mbijetesës dhe nuk është zhvillimor.
Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për projektligjin për buxhetin për vitin 2025, tha se ky buxhet nuk i sjell asnjë investim kapital qytetarëve.
Lushtaku ka thënë se kjo parti nuk e voton këtë buxhet.
Ai kritikuar Qeverinë Kurti lidhur me mos mbajtjen e premtimeve që u janë dhënë qytetarëve para zgjedhjeve.
Lushtaku ka thënë se LLV e ka marrë besimin e qytetarëve si privilegj.
“Asnjë projekt madhor nuk bëhet në kohën që ju qeverisni. Në fushata, kryeministri juaj i tanishëm ka premtur që do të rriste eksportin dhe do ta ulte importin. Këta [pushtetarët] besimin e qytetarit e kanë marrë si privilegj dhe po mendojnë që në karrikat e pushtetit do të qëndrojnë përgjithmonë. Fjalimet populiste nuk po i ngopin qytetarët. Po ju del fytyra e vërtetë”- ka thënë ai.
Sipas Lushtakut, tash e katër vite qeveria ka miratuar buxhet të mbijetesës.
“Buxheti i shtetit nuk është hajgare.
“Juve që po iu kalojnë katër vite që jeni në pushtet, deri më sot keni planifikuar 13 miliardë euro shpenzime, as edhe një projekt madhor dhe të rëndësishëm nuk mbahet mend për këtë kohë sa qeverisni…Sot ne flasim për një planifikim buxhetor që nuk ndikon asgjë, s ‘promovon asgjë dhe një planifikim që ky shtet dhe ky popull nuk sheh asnjë hajr. E kemi parë që nga fillimi i kësaj qeveri çdo planifikim shihet se është i dobët. Në realizueshmëri të çdo projekti s’ka sjell asnjë investim kapital që qytetarët të mbajnë mend”, tha ai./Lajmi.net/