Kritika të mëdha për albumin e ri të Eminem, reperi tallet me sulmin në Manchester

Fansat ndihen të tmerruar pasi dëgjuan se si reperi tallej me sulmin në Manchester.

ShowBiz

17/01/2020 23:58

Eminem ka pranuar një mori kritikash pasi u tall me bombardimet në Manchester Arena, në një këngë të albumit të tij të ri, “Music to be murdered by”, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Ai në një nga vargjet e këngës përmend sulmet e 2017-ës duke thënë “Unë po mendoj të bërtas ‘bombat atje’ në lojë, sikur jam jasht koncertit të Ariana Grandes duke pritur”.

Shumë ishin të befasuar dhe pyesnin se ‘çfarë e bëri atë të dukej e drejtë të shkruash vargje si këto për Manchesterin? Nuk e keni idenë se çfarë përjetoi Ariana Grande”.

Një tjetër tha: “Fakti që Eminem bëri shaka në lidhje me sulmin e Manchesterit në këngën e tij më bën të sëmurë”.

Kurse, një tjetër komentues tha se ai nuk mundet ta mohojë këtë gjë pasi e tha emrin e saj dhe e quan këtë gjë të pështirë.

Fansat e tjerë e përmendnin faktin se si Eminem gati 50 vjeç dhe mund ta bëjë një gjë të tillë.

“Këtu vjen Saddam Hussein, Ayatollah Khomeini. Ku ishte Osama? Unë kam qenë i ngarkuar kohët e fundit”, vazhdojnë vargjet e reperit.

I dyshuari, Salman Ramadan Abedi, vrau 33 persona,fansat të cilët po e linin koncertin e Ariana Grandes në maj 2017.

Më vonë, përgjegjësinë për sulmin me bomba në Manchester e mori ISIS.

Eminem publikoi albumin pa paralajmërim, ai njoftimin e lansimit e bëri përmes një ‘tweet’.

Albumi ka gjithsej 20 këngë, përfshirë bashkëpunime me Ed Sheeran, Anderson .Paak, Skylar Grey, Royce Da 5’9, Young M.A dhe Juice WRLD të ndjerë.

Ylli 47-vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është Marshall Mathers, njihet për atë që iu referohet ngjarjeve tronditëse në këngët e tij. /Lajmi.net/