Kristi për prishjen e marrëdhënies me Keisin: Arrita në një pikë që nuk duroja më

Sonte po diskutohet prishja e marrëdhënies Kristi-Keisi. Keisi në dhomën e rrëfimit u shpreh se ka vendosur që t’i jep fund njohjes së tyre, shkruan lajmi.net. Banorët e kanë diskutuar këtë prishje e që sipas tyre nuk e kuptonin se pse nuk është komentuar kjo. “Unë dyshoj që kjo marrëdhënie mori teposhtën pasi Sabiani hyri…

ShowBiz

21/03/2023 22:48

Sonte po diskutohet prishja e marrëdhënies Kristi-Keisi.

Keisi në dhomën e rrëfimit u shpreh se ka vendosur që t’i jep fund njohjes së tyre, shkruan lajmi.net.

Banorët e kanë diskutuar këtë prishje e që sipas tyre nuk e kuptonin se pse nuk është komentuar kjo.

“Unë dyshoj që kjo marrëdhënie mori teposhtën pasi Sabiani hyri në shtëpi. Ai ka gisht këtu”, tha Luizi.

Keisi e hodhi poshtë këtë pasi sipas saj nëse do të ndikonte Sabiani ata do të ishin ende bashkë.

Këtë e ka komentuar edhe Kristi.

“Këtu është ambient shumë toksik për të krijuar një marrëdhënie. Arrita në një pikë që nuk duroja më. E kuptova që këtu nuk është ambienti, nuk janë rrethanat dhe nuk janë njerëzit. Ne u mirëkuptuam me Keisin, dhe pasi diskutuam i dhashë edhe një përqafim në fund.”, tha Kristi./Lajmi.net/