Kriminelët sulmojnë Di Marian

Tre kriminelë kanë tronditur yllin e Manchester Unitedit, Di Marian, pasi me armë kanë tentuar të futen në shtëpinë e tij.

Sport

02/02/2015 09:41

Di Maria ka përjetuar një ngjarje mjaft të frikshme në ditën e fundit. Ai ishte në shtëpinë e tij me gruan dhe vajzën.

Sidoqoftë, tre kriminelë të paisur me armë, kanë tentuar të futën në shtëpinë e tij për të plaçkitur gjërat me vlerë që posedon lojtari argjentinas.

Sidoqoftë, alarmi i shtëpisë u akviziua menjëherë dhe për pak çaste arriti policia e cila e pastroi rastin.

Përndryshe, pas pamjeve që kanë marrë nga kamera, policia ka konstatuar se këta tre kriminelë janë të njohur nga ata.