Krim i rëndë në familjen shqiptare: Djali vret babain e tij

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Divjakë, ku djali ka mbytur babanë.

Lajme

06/07/2022 16:22

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Remas, ku 58-vjeçari Andrea Stase dyshohet se ka mbytur babanë Mitër Stase, 85-vjeç.

“Sot më datë 06.07.2022, është gjetur në banesë pa shenja jete dhe me shenja dhune, shtetasi M. S., 85 vjeç, banues në Remas, Divjakë.Nga hetimet paraprake autor i dyshuar i vrasjes së 85-vjeçarit dyshohet se është djali i tij, shtetasi A. S., 58 vjeç, i cili dyshohet se për motive të dobëta e ka mbytur” njofton policia.

Policia ka shoqëruar në komisariatin e Divjakës shtetasin Andrea Stase dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.