Krim horror, nëna vret tre fëmijët e saj të mitur dhe më pas veten

Katie Perinovic, dy vajzat e saj, Claire 7 vjeç, Anna 5 vjeç dhe djali Matthew 3 vjeç, janë gjendur të vdekur në shtëpinë e tyre pasditen e së enjtes.

Bota

15/01/2021 17:15

Babai i fëmijëve, Tomislav 48 vjeç, i gjeti të katërt të pajetë në shtëpi dhe i tmerruar ka thirrur shërbimin e urgjencës.

Sipas policisë hetuesit besojnë se 48-vjeçari nuk është i përfshirë në këtë incident dhe nuk po kërkohet askush tjetër në lidhje me këtë çështje. Sipas hetuesve Katie 42 vjeç është përgjegjësja e vetme për 4 vdekjet.

Disa nga fqinjët e saj, janë shprehur se kanë folur me Katie vetëm disa orë para incidentit.

 

 

Daniel dhe Vicky Schembri, banorë në të njëjtën rrugë thanë se Katie i ka çuar disa ushqime tek shtëpia, po atë ditë që ka ndodhur kjo ngjarje.

Z. Schembri tha: “Ajo trokiti ditën rreth orës 5.30 të pasdites solli ushqimet dhe unë i thashë ‘faleminderit shumë ‘ dhe ajo tha ‘mirupafshim’”.