Krijohen strukturat e reja gjithëpërfshirëse për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, bashkë me Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet në fuqi kanë riaktivizuar ekipin menaxherial, i cili do të bëjë draftimin e statutit për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.