Krijesë e çuditshme në Hënë shihet përmes Google Earth

Një figurë që pretendohet të jetë e njeriut duke ecur nëpër shkretëtirën e Hënës është kapur në Google Earth tre muaj më parë, dhe ka zgjuar përsëri dyshimet nëpër mediat botërore.

Fun

27/10/2014 16:03

Çfarë është kjo krijesë e çuditshme që u pa në Hënë përmes programit Google Earth?

Në një video të publikuar në YouTube më 18 korrik, hija e pazakonshme e një figure të ngjajshme me atë të njeriut ishte gjetur rastësisht nga një njeri i quajtur Jasenko, transmeton Lajmi.net.

Ai ishte duke e shikuar sipërfaqën e Hënës përmes programit të Google Earth, i cili mundëson që të shikoni imazhe të sipërfaqës së Hënës.

Vrojtimin e një zone të shkretë të sipërfaqës së Hënës publikuesi në YouTube me emrin ‘wowforreeel’ e afron shumë afër, duke e rrethuar më pas hijën me një rrumbullak të kuq – hije kjo që duket si e një njeriu, apo një gjigandi disa metra të lartë.

Natyrisht, hija mund të shpjegohet në shumë mënyra, veçanërisht si një mashtrim i dritës apo një anomali e lenteve të kamerës. Por, në qoftë se këto shpjegime janë të përjashtuara, kjo hije lë çështjen hapur se çfarë mund të jetë, pasi që hija duket se ka një distancë koxha të madhe nga sipërfaqja e Hënës, transmeton Lajmi.net.

Videon mund ta shihni më poshtë: