Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti nesër në Prishtinë
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti nesër do të realizojë vizitë zyrtare në Prishtinë me ftesë të zëvendëskryeministrit të parë dhe ministrit të Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi.

Lajme
Gjatë kësaj vizite zyrtare, Ahmeti do të takojë edhe kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, si dhe kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, por edhe liderët e partive opozitare në Kosovë.
Ali Ahmeti është gjithashtu i ftuar edhe nga Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) dhe Grupi për Hulumtimin e Politikave në Ballkan (BPRG), që të debatojë me shoqërinë civile në Kosovë dhe përfaqësuesit e korit diplomatik në Prishtinë në temën: ‘Çfarë e pret Maqedoninë, shqiptarët dhe rajonin?’, transmeton INA