Kreshnik Ukaj fiton çmimin “Ylli i javës”

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova, vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i javës”, për lojtarin më të mirë të xhiros.

Sport

18/10/2021 16:10

“Ylli i javës” i xhiros së 9-të në BKT Superligë është shpallur futbollisti Kreshnik Uka i FC Drenica.

Sulmuesi 26-vjeçar, është ndër më të merituarit për rezultatet pozitive të ekipit kuqezi nga Skenderaj, si me lojën e shfaqur, ashtu edhe me golat e tij.

Ukaj shënoi 2 gola në ndeshjen e javës së 9-të që skuadra e tij e mposhti FC Feronikelin.

Me këtë fitore Drenica u rikthye në pozitën e liderit në BKT Superligë. Çmimin “Ylli i javës” për sulmuesin e skuadrës së Drenicës e dorëzoi Fatos Rushiti, menaxher i degës së BKT-së në Skenderaj.