Krerët serbë në tubim të Listës Serbe
Lista Serbe paralajmëron ardhjen e Kryeministrit të Serbisë, Ivica Dacic në tubimin elektoral të këtij subjekti. Sipas listës, aty pritet të jenë prezentë edhe Ministrat serbë Vulin dhe Mihajlovic.
Lajme
Në tubimin përmbyllës parazgjedhor të “Listës Serbe”, që do mbahet të premten në Veri të Mitrovicës, pritet të marrin pjesë edhe kreu i Qeverisë së Serbisë.
Ne një njoftim për media të “Listës Serbe”, thuhet se në këtë tubim që do të mbahet në të ashtuquajturin Sheshi “Shumadija”, do të jenë prezentë edhe Kryeministri i Serbisë Ivica Dacic, Ministri Pa Portofol Aleksandar Vulin dhe Ministrja e Energjetikës Zorana Mihajlovic.
Tubimi përmbyllës i kësaj Liste bëhet para përsëritjes së zgjedhjeve në 3 qendra të votimeve në Veri të Mitrovicës, më 17 nëntor.