Krerët e shtetit shkojnë në vendin ku ndodhi masakra e Reçakut, dëgjojnë rrëfimet e të mbijetuarve

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryeministri Kurti si dhe kryeparlamentari Konjufca kanë shkuar sot në Reçak për homazhe në 23-vjetorin e kësaj masakre.

Lajme

15/01/2022 11:08

Krerët e shtetit kanë vizituar edhe vendin e quajtur Kodra e Bebushit, ku kishte ndodhur masakra, shkruan lajmi.net.

Ata aty kanë dëgjuar rrëfimet e tmerrit të të mbijetuarve.

Sot në vendin e ngjarjes, te Kodra e Bebushit, aty ku ndodhi masakra e Reçakut, dëgjuam rrëfimet e tmerrit të të mbijetuarve të masakrës. Lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës”, ka shkruar Osmani. /Lajmi.net/