Krerët e FFK-së në Amsterdam për Kongresin e UEFA-s dhe shortin e Ligës së Kombeve
Presidenti Agim Ademi, nënkryetari Bakir Burri dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu po qëndrojnë në Amsterdam ku po marrin pjesë në punimet e Kongresit të 44-t të UEFA-s.
Lajme
Gjatë mbrëmjes së sotme krerët e FFK-së janë takuar me presidentin e UEFA-s, Aleksander Ceferin, derisa nesër përveç punimeve të Kongresit, krerët e FFK-së së bashku me përzgjedhësin Bernard Challandes, ndihmëstrajnerin Muharrem Sahiti dhe menaxherin Bajram Shala do të jenë të pranishëm edhe në tërheqjen e shortit për Ligën e Kombeve për edicionin 2020/21 ku Kombëtarja e Kosovës është e përfshirë në vazon e dytë të Ligës C.
Ekipet e Ligës C:
Vazo e parë: Greqia, Shqipëria, Mali i Zi, Gjeorgjia
Vazo e dytë: Maqedonia e Veriut, KOSOVA, Bjellorusia, Qipro
Vazo e tretë: Estonia, Slovenia, Lituania, Luksemburgu
Vazo e katërt: Armenia, Azerbajxhani, Kazakistani, Moldovia
Kosova në Ligën C, është pjesë e vazos së dytë, dhe shorti mund ta vë edhe kundër Shqipërisë.
Grupi më i vështirë për Kosovën: Greqi, Kosovë, Slloveni, Armeni
Grupi më i lehtë për Kosovën: Gjeorgji, Kosovë, Luksemburgu, Moldavia.
Programi se kur do të luhen ndeshjet:
Ndeshjet e para : 3–5 shtator 2020
Ndeshjet e dyta: 6–8 shtator 2020
Ndeshjet e treta: 8–10 tetor 2020
Ndeshjet e katërta : 11–13 tetor 2020
Ndeshjet e pesta: 12–14 nëntor 2020
Ndeshjet e gjashta : 15–17 nëntor 2020. /Lajmi.net/