Krerët e FFK-së në Amsterdam për Kongresin e UEFA-s dhe shortin e Ligës së Kombeve

Presidenti Agim Ademi, nënkryetari Bakir Burri dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu po qëndrojnë në Amsterdam ku po marrin pjesë në punimet e Kongresit të 44-t të UEFA-s.

Lajme

03/03/2020 09:43

Gjatë mbrëmjes së sotme krerët e FFK-së janë takuar me presidentin e UEFA-s, Aleksander Ceferin, derisa nesër përveç punimeve të Kongresit, krerët e FFK-së së bashku me përzgjedhësin Bernard Challandes, ndihmëstrajnerin Muharrem Sahiti dhe menaxherin Bajram Shala do të jenë të pranishëm edhe në tërheqjen e shortit për Ligën e Kombeve për edicionin 2020/21 ku Kombëtarja e Kosovës është e përfshirë në vazon e dytë të Ligës C.

Ekipet e Ligës C:

Vazo e parë: Greqia, Shqipëria, Mali i Zi, Gjeorgjia
Vazo e dytë: Maqedonia e Veriut, KOSOVA, Bjellorusia, Qipro
Vazo e tretë: Estonia, Slovenia, Lituania, Luksemburgu
Vazo e katërt: Armenia, Azerbajxhani, Kazakistani, Moldovia

Kosova në Ligën C, është pjesë e vazos së dytë, dhe shorti mund ta vë edhe kundër Shqipërisë.

Grupi më i vështirë për Kosovën: Greqi, Kosovë, Slloveni, Armeni

Grupi më i lehtë për Kosovën: Gjeorgji, Kosovë, Luksemburgu, Moldavia.

Programi se kur do të luhen ndeshjet:

Ndeshjet e para : 3–5 shtator 2020

Ndeshjet e dyta: 6–8 shtator 2020

Ndeshjet e treta: 8–10 tetor 2020

Ndeshjet e katërta : 11–13 tetor 2020

Ndeshjet e pesta: 12–14 nëntor 2020

Ndeshjet e gjashta : 15–17 nëntor 2020. /Lajmi.net/