Krerët e FFK-së dhe zyrtari i UEFA-s vizituan Mitrovicën

Presidenti i FFK-së Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu, në shoqëri të përzgjedhësit Bernard Challandes dhe shefit të edukimit të gjeneratave të reja në UEFA, Jean Francois Domergue, kanë qëndruar në Mitrovicë.

Sport

28/09/2019 13:26

Me këtë rast, ata, kanë vizituar fushën me bari sintetik të ndërtuar kohë më parë në kuadër të partneritetit të FFK-së me UEFA-n, ku janë pritur nga drejtues të sportit në këtë qytet dhe nga drejtuesit e klubit Trepça’89.

Kësisoj, zyrtari i UEFA-s ka pasur rastin të ndjek një stërvitje të grupmoshave të reja të Trepçës’89.