Krenar me Qeverisjen

Hashim Thaçi sot ka hyrë në vitin e 7 të qeverisjes. Ai thotë se është krenar me punën e tij në krye të ekzekutivit. Nuk harron t’i falënderojë edhe kritikët e tij dhe beson se do të arrijë të bëj më shumë për Kosovën.

Lajme

09/01/2014 09:19

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, sot fillon vitin e tij të 7 të qeverisjes. Duke marrë shkas nga kjo, ai ka treguar se gjatë këtyre viteve në krye të Qeverisë ka kaluar nëpër sfida jo të lehta.

Thaçi thotë se është krenar për të arriturat e përbashkëta të shoqërisë dhe të shtetit të Kosovës.

“Sot filluam vitin e shtatë të qeverisjes”.

“Bashkërisht shënuam suksese të mëdha, por u ballafaquam edhe me sfida jo të lehta”.

“Jam krenar me të arriturat e përbashkëta të shoqërisë sonë dhe të shtetit tonë të ri”.

“Ju falënderoj për mbështetjen dhe besimin tuaj”.

Kreu i Qeverisë ka shprehur mirënjohjen e tij edhe për kritikët, por ka besimin që ai do të bëj më shumë në të ardhmen.

“U jam mirënjohës edhe kritikëve të qeverisë”.

“Së bashku, kemi bërë shumë”.

“Bashkërisht, kam besim se mund të bëjmë edhe më shumë”, ka shkruar në profilin e tij në Facebook, Hashim Thaçi.