Kremlini: Merkel duhet të jetë më e matur

​Rusia i bëri thirrje kancelares gjermane, Angela Merkel të jetë më e matur në deklaratat e saj, pas njoftimit se sulmet ajrore ruse ishin përgjegjësit kryesorë për vdekjen e civilëve në Siri.

Bota

09/02/2016 23:26

“Ne i bëjmë thirrje edhe një herë komunitetit ndërkombëtar të jetë më i kujdesshëm dhe i përgjegjshëm në përzgjedhjen e fjalëve të përdorura kur i referohen situatës aktuale mjaft delikate në Siri”, deklaroi për mediat zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov.

“Askush më parë nuk kishte bërë publike deklarata të këtij lloji, në një kohë kur janë më se të dukshme aktet çnjerëzore të terroristëve kundër forcave të ushtrisë së regjimit sirian të Bashar al-Assad-it”, shtoi Peskov.

Sipas tij, askush nuk ka kompetenca të paraqesë prova të besueshme rreth vdekjes së civilëve në sulmet ajrore ruse, pavarësisht akuzave të Perëndimit dhe opozitës siriane.