Kreatori i ri nga Peja sjell një super veshje (FOTO)

Ka një super talent dhe quhet Ramiz Salihu dhe është një kreator i ri nga Peja.

ShowBiz

26/11/2015 13:03

Siç e shihni edhe në foto është veshja e tij veshur në trupin e modeles.

Është shumë i ri por pasioni për artin dhe syri i tij për të realizuar gjëra që nuk janë të zakonshme, e bejnë shumë unik dhe me një të ardhme të sigurt.

Djaloshi është munduar që të kthejë veshjen tonë tradicionale (Mintonin) në kohën moderne, pasi ai mendon se veshjet e bukura shqiptare duhet të shfrytëzohen sërish.

Deri tani kjo veshje ka marrë shumë pëlqime, ndërsa Ramizi mendon që të prezantohen në fillim në ndonjë konkurs mode në Kosovë, e më pas pse jo një ditë të prekë skenat e mëdha të botës së modës në botë./BS