Krasniqit i hiqet masa e arrestit shtëpiak, por i ndalohen ligjëratat në kulte fetare
Imami Shefqet Krasniqi është liruar nga arresti shtëpiak, por ai duet të paraqitet në polici një herë në javë. Po ashtu i është ndaluar ligjërimi në xhami dhe kontakti me disa persona.

Lajme
Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net avokati i tij Bajram Tmava.
“Imamit Shefqet Krasniqi i është hequr masa e arrestit shtëpiak dhe i është zëvendësuar me paraqitje në polici një herë në javë gjatë një muaji. Atij po ashtu i është ndaluar kontakti me disa persona dhe mbajtja e ligjëratave në kulte fetare”, ka thënë Tmava për lajmi.net.
Ai, para arrestit shtëpiak, kishte qëndruar një muaj në paraburgim, me dyshimin e bazuar prishje e rendit kushtetues.
Ndryshe, Krasniqi, ishte arrestuar me grupin e imamëve, me datën 17 shtator të këtij viti.
Deri më tani të gjithë imamët e arrestuarit me dyshimin e bazuar prishje të rendit kushtetues dhe nxitje për rekrutim në organizata terroriste, janë janë liruar nga masa e paraburgimit, disa me masën për paraqitje në polici e disa me arrest shtëpiak.