Krasniqi: Zahiri, Hakifi, Edmondi frymëzuan brezat pasues në përmbushjen e misionit për liri e pavarësi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, sot ka përkujtuar heronjtë Zahir Pajazitin, Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën, në 26 vjetorin e rënies. Ai ka theksuar se Pajaziti, Zejnullahu dhe Hoxha kanë frymëzuar brezat pasues të çlirimtarëve në përmbushjen e misionit të popullit për liri e pavarësi. “Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha – tre trima,…

Lajme

31/01/2023 15:53

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, sot ka përkujtuar heronjtë Zahir Pajazitin, Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën, në 26 vjetorin e rënies.

Ai ka theksuar se Pajaziti, Zejnullahu dhe Hoxha kanë frymëzuar brezat pasues të çlirimtarëve në përmbushjen e misionit të popullit për liri e pavarësi.

“Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha – tre trima, tre luftëtarë të orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tre heronj të Kosovës, të cilët u flijuan 26 vite më parë, frymëzuan brezat pasues të çlirimtarëve në përmbushjen e misionit të popullit tonë për liri e pavarësi. Sot, me nderimet më të thella kujtojmë veprën dhe sakrificën e Zahirit, Hakifit e Edmondit, figurave më emblematike të historisë së vendit tonë. Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Kujtojmë që, më 31 janar të vitit 1997 ka ndodhur njëra nga betejat e para madhore të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Tre strategët, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha kanë qenë duke udhëtuar nga Prishtina në drejtim të Vushtrrisë, derisa grupi i tyre ishte zbuluar nga sigurimi serb, të cilët kishin vënë pritë në fshatin Pestovë, ku të tre kanë rënë heroikisht në luftë me ta.