Krasniqi viziton varrin e Rugovës

Boksieri kosovar Haxhi Krasniqi ka vizituar varrin e ish Presidentit të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova. E bija e Rugovës, Teuta e ka falënderuar atë.

Sport

05/08/2014 00:52

Boksieri i mirënjohur kosovar Haxhi Krasniqi ka vizituar sot varrin e ish Presidentit të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Ai, i shoqëruar nga vajza Teuta dhe djali Mendimi, bëri nderimet e tij para varrit të Rugovës.

Teuta e falënderoi atë për vizitën.

“Sot pata rastin të pres dhe të bëjmë homazhe pranë babait me Haxhi Krasniqin një ndër sportistët më të shquar kosovar që po bën bujë në arenën ndërkombëtare ku në fund të korrikut fitoi titullin WBO Continential dhe mbrojti titullin WBO International në kategorinë gjysmë të rëndë. I uroj suksese të tjera!”, shkroi Teuta në Facebook.