Krasniqi viziton krerët e UÇK-së në Hagë para 28 nëntorit: I uruam festat kombëtare

Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka vizituar krerët e UÇK-së në Hagë. Kështu ka njoftuar vetë Krasniqi në Facebook, ku ka shtuar se, si përherë ata reflektonin krenari për të kaluarën e besim për të ardhmen, shkruan lajmi.net. Tutje, i pari i PDK-së ka thënë se, krerët e UÇK-së i kanë uruar…

Lajme

26/11/2022 18:36

Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka vizituar krerët e UÇK-së në Hagë.

Kështu ka njoftuar vetë Krasniqi në Facebook, ku ka shtuar se, si përherë ata reflektonin krenari për të kaluarën e besim për të ardhmen, shkruan lajmi.net.

Tutje, i pari i PDK-së ka thënë se, krerët e UÇK-së i kanë uruar për festat kombëtare, me urimin që përvjetorët e ardhshëm t’i festojnë prapë së bashku.

“Pak ditë para 28 Nëntorit, i vizituam çlirimtarët në Hagë. Si përherë, ata reflektonin krenari për të kaluarën e besim për të ardhmen. I uruam për festat kombëtare, me urimin që përvjetorët e ardhshëm t’i festojmë prapë së bashku, në atdheun tonë, krahëhapur e me zemrat plot”, ka thënë Krasniqi. /Lajmi.net/