Krasniqi uron presidentin Begaj: Një Shqipëri e fuqishme i kontribuon stabilitetit dhe zhvillimit në rajon

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka uruar presidentin e ri të Shqipërisë për postin e ri.

Lajme

04/06/2022 20:16

Krasniqi është shprehur se me institucione të fuqishme, Shqipëria i kontribuon stabilitetit dhe zhvillimit në rajon, shkruan lajmi.net.

“Parlamenti i Shqipërisë ka zgjedhur sot President të ri të vendit, zotëri Bajram Begaj. Në emrin tim dhe të Partisë Demokratike të Kosovës, i uroj detyrën e re presidentit Begaj dhe shumë suksese në punë. Një Shqipëri me institucione të kompletuara dhe e fuqishme, i kontribuon stabilitetit dhe zhvillimit në rajon. Urime Shqipëri!”, ka shkruar Krasniqi.

Begaj sot është zgjedhur në krye të shtetit shqiptar me 78 vota pro në Kuvendin e Shqipërisë. /Lajmi.net/