Krasniqi: Turistët po anulojnë vizitat në Kosovë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha për emisionin “Review” në Euronews Albania, se e gjithë situate e krijuar në veri të Kosovës, nuk sjell asgjë të mirë për vendin. Sipas tij, Kosova shfaqet për herë të parë si një vatër krize në të gjitha mediat dhe kanë filluar të bëhen publike anulimet…

Lajme

04/06/2023 21:43

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha për emisionin “Review” në Euronews Albania, se e gjithë situate e krijuar në veri të Kosovës, nuk sjell asgjë të mirë për vendin.

Sipas tij, Kosova shfaqet për herë të parë si një vatër krize në të gjitha mediat dhe kanë filluar të bëhen publike anulimet e para nga turistët që planifikonin ta vizitonin atë.

“Unë do dëshiroja të kishte diçka pozitive, por nuk mund të shikoj asgjë pozitive pasi për herë të parë pas shumë vitesh, e kemi Kosovën si vatër krize në të gjitha mediat ndërkombëtare.

Tashmë kanë filluar të bëhen publike anulimet e vizitave të turistëve nga shtetet europiane gjithandej, duke u frikësuar mos vinë në një mini-Ukrainë.

Kemi një rebelim të organizuar nga grupet kriminale nga këto komuna dhe kemi për herë të parë një nivel kaq të rëndë të denoncimit dhe dënimit ndaj Kosovës nga partnerët kryesor”,-tha Memli Krasniqi.